Dokufest shpall temën për edicionin e 17-të

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 12:43 | Nga

Tema e REFLEKTIMIT do të theksohet në edicionin e ardhshëm të DokuFest, i cili organizohet nga data 03-11 gusht në Prizren, Kosovë.

Kjo temë do të trajtohet përmes kampanjës së festivalit si dhe përmes një kombinimi të programit të filmave, ekspozitave digjitale, bisedave me artistë, punëtorive dhe performancave muzikore.

Frymëzuar nga kënga e Velvet Underground “I’ll Be Your Mirror”, programi i DokuFest synon të shndërrohet në pasqyrë të botës ku jetojmë, si një pikënisje të asaj se se kush dhe çka jemi.

Ne shpresojmë që Prizreni të shndërrohet në një vend ku imagjinohet përtej realitetit, ku reflektohet, mësohet dhe krijohet.

Tema e sivjetme është ftesë. Prandaj, hajdeni ashtu si jeni dhe ndriçoni me dritën tuaj.

VIDEO e fushatës: https://www.youtube.com/watch?v=jTn6Bfn7qy8

Kategoritë garuese të filmave do të shpallen më 06 korrik në web faqen e festivalit www.dokufest.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme