Prizreni, historikisht ndër shqiptarët brenda vetes ka bartur thellë kulturën dhe civilizimin e popullit. Një kulturë e brumosur thellë brenda vlerave dhe identitetit shqiptar, fetar e tradicional, e cila është e ekspozuar thuajse në çdo cep të qytetit historik të Prizrenit.
Kjo kulturë me këto vlera historike çfarë bartë edhe sot Prizreni, janë ruajtur fal tolerancës, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellët ndër vete, pavarësisht bindjes fetare apo kombësisë kombëtare që kanë jetuar në këtë vend.
Ruajtja e kësaj trashëgimie me vlera botërore nuk ishte e lehtë në kohën e regjimit të Milosheviqit, i cili gjatë gjithë kohës së pushteteve të llojit të tillë, tendencën e kishin të qartë, transformim nën moton e promovimit të vlerave, por ja që shqiptarët e sfiduan edhe atë regjim në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave të cilat vlera i japin kuptim jo vetëm qytetit, por edhe çdo qytetari që jeton e kalon pranë Prizrenit
Ka vite që në Prizren, organizohen manifestime të ndryshme me karakter kulturor dhe edukativ, por ky i fundit çfarë është “Dokufest”, ka marrë përmasa krejtësisht të kundërta nga ajo që vërtet quhet vlerë dhe edukim shoqëror.
Sot organizime të cilat mbahen nën moton e “Dokufestit” në qytetin historik të Prizrenit, janë plotësisht në kundërshtim me çdo vlere historike, kombëtare, fetare e tradicionale, e aq më pak me vlera edukative e artistike.
Në çdo vit të këtij organizimi “Dokufesti”, mbrapa vetes qyteti i kulturës Shqiptare, bartë pasojat e shiringave të drogës që gjenden në çdo cep të rrugëve, mbeturinave shtazarake të epshit të shfrenuar, arrestime të narkomanëve dhe shitësve ambulantiv, që shpesh janë edhe vet organizatorët, e plotë elemente negative e denigruese për çdo vlerë dhe kulturë që mund të gjendet vërtet në atë që quhet vlerë!
Ajo çka e bënë edhe më të pakuptimtë këtë organizim është pyetja se përse zgjidhet qyteti i Kulturës shqiptare Prizreni për organizime të tilla shfrenuese dhe shkatërruese të kulturës shqipe?
Përgjigjja është e thjeshtë, ndryshimi i një populli fillon nga ndryshimi i kulturës, e kultura ndryshohet nga vendi i cili buron, e ky është Prizreni.
Prandaj është shumë e nevojshme që organizimet e këtilla të rishikohen më me hollësi nga organet përgjegjëse, duke hetuar hollësisht se cilat janë qëllimet dhe prapaskenat e tilla nga organizatorët si dhe të ndërmerren masa të menjëhershme në evitimin e fenomeneve të tilla me karakter shkatërrues për vlerat tona shekullore.