Dokumentari për Enver Hadrin afër përfundimit

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 15:43 | Nga

Këtë muaj ka filluar procesi gjyqësor për vrasjen e Enver Hadrit, me 2 nëntor pritet formimi i trupit gjykues ndërsa me 7 nëntor mbajtja e seancës kryesore për vrasjen e veprimtarit për të drejtat e njeriut dhe të drejtat politike të shqiptarëve të Kosovës.

Në ndërkohë rasti tragjik i veprimtarit nuk është lënë mënjanë përdërsa dokumentari i mbështetur nga QKK ‘Meet Enver Hadri’ me skenar dhe regji nga Gilles Coton dhe me producent Yll Uka është në fazën e postproduksionit dhe pritet që premiera e tij të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Dokumentari ‘Meet Enver Hadri’ flet për tregimin e refugjatit politik nga Kosova të ekzekutuar nga shërbimi sekret jugosllav nën komandën e Sllobodan Millosheviqit.

Filmi ndjek Reonoarin, birin e Enverit. Pas 4 dekadave të ekzilit të detyruar, ai kthehet filleve të tij, duke ripërshkruar trashëgimin e babait të tij dhe shkatërrimin e mitit të heroit përderisa niset në kërkim të një njeriu tjetër: atij të gjysëm vëllaut të tij serb Milan Hadri-Topalovic.

‘Enver Hadri ishtë vrarë në lagjen time. Unë u njoftova me djalin e tij rastësisht teksa isha duke e vizituar shtëpinë e tij si një fqinj. Pasi që filluam të shoqëroheshim, Reonari ma tregoi historinë e familjes së tij. Më pas ai me ftoi ta shoh dhe ta njoh vendin ku ai kishte lindur; Kosovën.’ Kështu filloi gjithçka, shprehet regjisori Gilles Coton në shënimet e regjisorit.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit të kaluar.

 

Të ngjashme