Policia e Fierit bën me dije se vuri në pranga një 36- vjeçar, i cili theu lejen e dhënë nga burgu duke mos u kthyer më në vendin e kryerjes së dënimit.
Ai tashmë akuzohet edhe për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u kap shtetasi i shpallur në kërkim: G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh.
Shtetasi G.T ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.