Doli një video ku shihet nënkryetarja duke konsumuar drogë, Hetemi: Sot patëm takim, s’vrejta asgjë të dyshimtë

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë.

Ai ka thënë se nuk i ka parë pamjet e publikuara në Nacionale, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiq, sot e kanë mbajtur një mbledhje bashkë edhe me drejtorët e tjerë komunalë, por siç shprehet nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo.

“Nuk e kam parë videon”.

”Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi Hetemi për Klan Kosovën.

Sipas të parit të Leposaviqit, ‘’nëse ka ndodhur një gjë e tillë, me rastin duhet të merret policia dhe prokuroria”.

Nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë në zyrat e komunës.

Të ngjashme