Dollari amerikan sot u zhvlerësua me 1.11 lekë

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, dollari amerikan u zhvlerësua me 1.11 lekë, ndërsa monedha europiane u forcua me 0.17 lekë, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari u këmbye sot në kuotën e 111.76 lekëve dhe euro me 124.33 lekë.

Ndërsa paundi britanik u zhvlerësua me 0.79 lekë dhe këmbehet me 137.55 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 116.32 lekë ose 0.10 lekë më pak se një ditë më parë.

BSH, vlerëson se luhatjet në tregun valutor janë brenda parashikimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme