Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, gjatë vizitës në Bashkësinë Islame uroi të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ai ftoi anëtarët e bashkësisë islame që me datën 5 shtator të marrin pjesë në shugurimi i katedrales “Nëna Tereza”.
“Kjo festë na përkujton flijimin dhe dhurimin të cilin zoti e çmon dhe e shpërblen. Dashtë zoti që edhe ne të dimë ta çmojmë dhurimin dhe flijimin e vëllezërve dhe motrave tona”
“Ne jemi në fazën përgatitore për pesë shtatorin prandaj i ftojmë qysh tash vëllazëritë tanë që të marrin pjesë në shugurimin e shenjtores Nënë Tereza”