Rep-artisti i njohur, Don Xhoni, ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm që nga paraqitja tij e parë.
Ai në mënyrë të vazhdueshme po sjell projekte të reja, të cilat po marrin miliona klikime në platformat digjitale.
Disa ditë më parë reperi ka bërë të ditur se do të lansojë një ‘freestyle’, i cili nuk do të jetë ‘diss’, por i bazuar në fakte.
Ndërkohë në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka zbuluar datën e saktë të lansimit të projektit.
Duke mos zbuluar detaje të tjera, prodhimtaria muzikore do të publikohet me datën 15 të muajit maj.
“Maffia” në anën tjetër është hiti tij i fundit, që ka rezultuar të jetë i pëlqyer nga admiruesit e muzikës së tij.