(Poezi nga Bruna Gosa)
Më ler afat të gjatë,
Ta thelloj atë dhunti,
Se dashuroj përherë,
Një herë e më shumë.
Po ta njoh trishtimin,
Në frymëzim me Biblën,
Shpresoj të fal gjithçka,
Që gëzon shumë shpirtin.
Duro madhështinë fyese,
O guxim vetmitar,
Mashtrueshëm Don Zhuani,
Të tregon zanatin e përsëritshëm.
Të dëlirat e të dobëta gra,
Mbetën varur pabesisht,
Kur dikur dashnorë,
U kërkonin si më të mira,
E lanë gjurmë dëshirash,
Edhe njëherë më shumë,
Më ler afat më të gjatë,
Thellohet Zhon Zhuani.