Donald Lu largohet nga Shqipëria, dërgohet në Kirgistan

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 09:19 | Nga

Donald Lu do të largohet nga Shqipëria.

Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me shtatë caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh.

Njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit, thuhet aty, shkruan Top Channel.

Ambasadori që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së Reformës në Drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme