Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, për festën e Bajramit të Madh.
Në mesazhin e Trump shkruhet se ai dhe “Zonja e Parë” Melania, në emër të popullit amerikan, dërgojnë urimet e tyre më të ngrohta për popullin shqiptar teksa feston Bajramin e Madh, shkruan gazeta Shekulli.
Mesazhi i plotë i Presidentit Trump për Nishanin:
“I dashur Zoti President,
Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh.
Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës.
Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmend dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.
Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!”