Donald Trump e quan Joe Bidenin ‘të dobët’

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur ish zëvendëspresidentin, Joe Biden, të dobët duke shtuar se nuk është i shqetësuar se mund të sfidohet nga kandidatura e tij për garën presidenciale të vitit 2020.

Trump këto komente i bëri në një intervistë telefonike për Fox News, transmeton Klan Kosova.

Joe Biden i cili ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij, ka shërbyer si zëvendëspresident në administratën e Presidentit, Barack Obama.

“Unë mendoj se jam personi më i kualifikuar në vend për pozitën e presidentit”, ka thënë Biden.

Ndërsa Trump e ka quajtur Bidenin të dobët duke thënë se ish Presidenti Obama e kishte gjetur atë në një grumbull plehrash.

“Ai ka kandiduar dy apo tre here dhe nuk fitoi as mbi 1 përqind. Pastaj Obama erdhi dhe e mori atë nga një grumbull plehrash dhe kështu u bë nënkryetar”, ka thënë Trump.

“Ai është i dobët, do ta shohim se çfarë do të ndodhë me të”.

Për t’u informuar më shumë rreth kandidaturës së Joe Bidenin, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme