Donald Trump gjakoset gjatë një incidenti në mitingun e Pensilvanisë, në rrethana ende të pasqaruara plotësisht.
Ai është larguar shpejt nga bina nga shërbimi sekret, pasi janë dëgjuar zhurma të forta, raporton CNN.
Zëdhënësi i Donald Trump, Steven Cheung tha se ish-presidenti “është mirë”.
“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të pasojnë”, tha Cheung në një deklaratë.
Megjithëse i lënduar, dhe i gjakosur në hundë e fytyrë, Trump ka përshëndetur turmën, gjatë largimit.