Donald Trump është i shqetësuar pas kontaktit me përfaqësuesit e shtetit brazilian, që testuan pozitiv për koronavirus.
Një burim i afërt me Donald Trump tha se presidenti është i shqetësuar se mund të jetë infektuar nga koronavirusi pas testit pozitiv të zyrtarizt brazilian i cili ishte takuar së fundmi me të në Mar-a-Lago, raporton “CNN”
“Ai është shumë i shqetësuar për të gjithë njerëzit që takoi që e kanë atë, përfshirë brazilianin,” tha burimi.
Fabio Wajngarten, sekretari i shtypit për presidentin brazilian Jair Bolsonaro, testoi pozitiv për koronavirus ditën e enjte. Gjendja e Bolsonaros është duke u monitoruar.
Ndihmësi i Bolsonaro postoi një imazh të tij duke qëndruar pranë Trump dhe Zëvendës Presidentit të SHBA Mike Pence në Mar-a-Lago gjatë fundjavës.