“Do të më duhet t’u them fëmijëve të mi se babai i tyre, mund të mos kthehet në shtëpi”, shprehet bashkëshortja e atletit të njohur në Britani, Mo Farah. Atleti i njohur britanik ka lindur në Somali, një nga vendet e ndaluara islamike.
“Unë jam një qytetar britanik, i cili ka jetuar në Amerikë për gjashtë vitet e fundit, duke punuar shumë, duke kontribuar për shoqërinë, duke paguar taksat e mia dhe duke e çuar deri katër numrin fëmijëve tanë, në vendin që tani e quajmë shtëpi”, Mo shkroi në Facebook.
Presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten që pengon çdo shtetas nga shtatë vendet me shumicë myslimane të hyjë në SHBA për 90 ditë. Një nga këto vende është Somalia, vendlindja e atletit më të suksesshëm në Britani, i cili fitoi medalje të arta në Lojërat Olimpike në vitet 2012 dhe 2016. Për arritjet e tij, ai mori titullin “Sir” nga mbretëresha Elizabetë.