Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus dhe tani janë izoluar.
Presidenti 74-vjeçar njoftoi për lajmin përmes Twitterit. “Do ta tejkalojmë këtë së bashku”, ka shkruar ai.
Ky lajm vjen pak pasi Hope Hicks, këshilltare e Trumpit, rezultoi pozitiv në testin për COVID-19. Hicks kishte udhëtuar vazhdimisht bashkë me presidentin dhe e kishte shoqëruar atë edhe në debatin e parë në garën presidenciale të martën në Ohio, kundër Joe Bidenit të Partisë Demokratike.
Mjeku i Trumpit, Sean Conley, ka lëshuar një njoftim, duke thënë se presidenti dhe zonja e parë janë mirë për momentin.
Trumpi, që është testuar rregullisht për virusin, kishte pasur një agjendë të ngjeshur javëve të fundit, në fushatën zgjedhore, duke mbajtur tubime me mijëra njerëz, pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve shëndetësorë kundër tubimeve me shumë persona.
Ai është kritikuar shumë për përgjigjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit që deri tash qenë shkaktar për vdekjen e më shumë se 200 mijë njerëzve në SHBA.