Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka tërhequr vërejtjen mbrëmë në Varshavë se pa përpjekje të mëdha për pajtimi me fqinjtë, bagazhi historik shkakton demonë dhe gati vlim si tash në Ballkanin Perëndimor.
Europa duhet ta shohë atë regjion si çështje të tërë kontinentit.
“Po shoh se çfarë po ndodhë në disa vende, p.sh. në Ballkan, situata gati po vlon. Atje ndoshta do të zgjidhet fati i tërë kontinentit. Ballkani ka përvojat e tij nga historia – kemi borxh që atij problemi t’i qasemi jo si regjional, por si problem të tërë Evropës”, ka thënë Tusk, shkruan Danas, transmeton Klan Kosova.