Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Evropian, do të vizitojë Kosovën nesër, më 26 prill, për t’u takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.
Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian.