Donat Syla thotë se bashkëautorja e Dimal Bashës është eksperte për “dekodimin e krimit shqiptar”

Prishtinë | 27 Gus 2025 | 23:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-konsulli i Përgjithshëm, Donat Syla, ka reaguar në lidhje me artikullin e Dimal Bashës të botuar në vitin 2012 ku akuzohej UÇK-ja.

Në atë artkull thuhej se fondet për UÇK-në vinin nga trafikantë droge.

Basha nuk është autor i vetëm në atë artikull, bashkë me të është edhe Jana Arsovska.

Sipas Donat Sylës, bashkëautorja e Sylës është eksperte për dekodimin e “krimit të organizuar shqiptar”

“Jana Arsovska, bashkeautorja e Dimalit e pamfletit famekeq kunder UÇK’se, qenka eksperte ne dekodimin e krimit te organizuar shqiptar! Zanatin per me e damkos shqiptarin e paska vazhdu edhe pas UÇK’se. Per habi, nuk e gjeta as edhe nje fjale te saj per krimin e organizuar serb!  Jep more doreheqje o i paftyre”, ka shkruar Syla në Facebook. 

Të ngjashme