Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, kanë arritur në Prishtinë.
Ata gjatë vizitës në Kosovë do takohen nga ora 17:00 me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Ndërsa, nga ora 18:00 do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.
Ky delegacion amerikan nesër shkon në Serbi dhe më pas në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton Klankosova.tv.