Doni passwordin e internetit? Zgjidhni këtë ekuacion

Prishtinë | 30 Tet 2016 | 22:02 | Nga

Sigurisht disa gjëra në këtë botë duhet të jenë falas dhe normalisht passwordi i Wi-Fi në një restorant duhet të jetë i tillë.
Por jo për një restorant me ushqim tajlandez në San Antonio, Texas.

Stafi ka krijuar një mënyrë të shkëlqyer për ti detyruar klientët që të hanë dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin si njerëz dhe jo të përdorin celularët siç ndodh rëndom së fundmi.

Megjithatë ata janë treguar edhe humanë duke mos ua hequr plotësisht mundësinë për të aksesuar rrjetin klientëve.

Kështu nëse duan të zbulojnë passwordin, klientët duhet të zgjidhin një ushtrim të komplikuar matematikor.

Dikush e postoi online këtë foto nga restoranti duke pyetur komentuesit nëse kishin mundësi ta zgjidhnin.

Disa thanë që mund ta kishin gjetur atë, por shumica binin dakord se ishte mjaft e vështirë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme