Donika Kadaj-Bujupi është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook.
“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar ai.
Kadaj-Bujupi ishte konsideruar për vite të tëra personi më besnik i Ramush Haradinajt, dhe kishte qenë dhe kryetare e Forumit të Gruas në këtë parti. Por, në prill të 2016-ës ajo ishte larguar nga AAK-ja për t’iu bashkuar VV-së.
Kadaj-Bujupi, e cila dikur derdhte lot publikisht për Haradinajn (kur ky përballej me gjykata). Por, pasi ai u bë kryeministër kishte qenë e zëshme në kundërshtimin e tij si shef i ekzekutivit, madje edhe e ka konsideruar disa herë si pjesë e “Klanit Pronto”.