Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj-Bujupi ka folur rreth zgjedhjeve në Partinë Demokratike të Kosovës. Ajo mendon se gjithçka është e ‘dektë’ në këtë aspekt dhe nuk pret diçka të re nga ky proces.
“Prej përvojës që e kam në parti edhe në një degë, le më në nivel qendror, por edhe në një degë, në një komunë të vogël, kur nuk ka entuziazëm, nuk ka kundërkandidatë nuk bëhet ajo beteja e brendshme njëfarë gare qoftë për program ose qoftë për atë pozitë’, tha Kadaj-Bujupi.
“Nuk po më doket që fort është shpresdhënëse, më shumë po doket si njëfarë momenti i dëshpërimit. Dy kryetarët i kanë në Hagë dhe tash me bo diçka’, theksoi ajo.
“Nuk po vërehet najfar entuziazmi ose që u shpalos naj platformë, ose erdh një moment që u kuptua se PDK’ja ja ka nis me bo një reformë ku vjen në shprehje dikush i ri’, theksoi Kadaj-Bujupi.
“Po doket shumë dektë, për toke gjithçka…nuk po shoh që ka me pas ndonjë zhvillim”, përfundoi ajo.