Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tani opinioniste e politikës, Donika Kadaj, iu është bashkuar aksionit humanitar “All For Women”.
Këtë e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.
Ajo ftoi edhe të tjerët që t’i bashkohet kësaj iniciative, për dhurimin e rrobave për njerëzit në nevojë, tani kur atyre i duhen më së shumti veshmbathjet
Postimi i plotë :
Cdo ditë na duhet ndihma e njëri tjetrit, po në këtë periudhë të dimrit të ftohtë, disave ju duhet ndihma pakëz më shumë.
Hajde po bashkohemi, që këtë muaj t’i ndihmojmë njerzve në nevojë t’i ikin të ftohtit të madh duke dhuruar rroba për ta.
Unë vecse ju bashkova aksionit humanitar “All For Women” bashkohuni edhe ju.
Informacionet se ku mundeni me i dhuru i gjeni në faqen e Alba Connect.
Bashkë, për njëri tjetrin ❤️