Donis Avdijaj kishte oferta nga Man. Unitedi, Juventusi e Liverpooli

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti i Shalkes dhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, në një intervistë dhënë për “Goal.com”, ka bërë të ditur se ka pasur oferta nga skuadra të njohura evropiane, përfshirë këtu Manchester Unitedin, Juventusin e Liverpoolin.

22-vjeçari për momentin luan me klubin Willem në Ligën e parë holandeze, e atje shkoi si transferim i lirë nga Schalke.

Rrugëtimi i tij nuk ishte ashtu siç ai e dëshironte. Avdijaj ishte pjesë e të rinjve në Gjermani te Schalke. Me grupmoshat U19 të skuadrës gjermane shënoi 17 gola në vetëm 17 ndeshje në sezonin 2013/14.

Ishte pjesë edhe e Gjermanisë U17, me gjashtë gola në gjashtë ballafaqime në kualifikimet e Evropianit për këtë grupmoshë.

“Në atë kohë kur nënshkrova kontratë me Schalken në moshën 18-vjeçare, të gjithë dëshironin të bëheshin të afërt me mua. Të gjithë më tregonin se çfarë është mirë për mua. Nuk kisha menaxher në atë kohë të më tregojë se çfarë të bëj. Para se të nënshkruaja me Schalken, kisha oferta nga Juventusi, Arsenali, Manchester Unitedi dhe Liverpooli. Nuk kishte rëndësi se çfarë ndeshje po luaja, skautët më shikonin çdo herë”, tha Avdijaj.

Në këtë sezon, 22-vjeçari që është sulmues i krahut, ka realizuar katër gola dhe dy asistime në 13-të ndeshje të elitës së futbollit holandez, ndërsa realizoi edhe dy gola me Kosovën muajin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme