Nën organizimin e USAID, koordinim të NDI dhe IRI, u krijua Rrjeti Evropian Rinor për Demokraci, ku krahas 9 vendeve evropiane, në ShBA, mori pjesë Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës.
Donjet Bislimi ka shkruar se “falë kësaj, ne do të mundemi të ndihmojmë njëri-tjetrin në tejkalimin e problemeve dhe promovimin e vlerave evropiane dhe demokratike.
Ja postimi i plotë i kryetarit Bislimi në fb:
“Përfaqësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është gjithmonë nder dhe përgjegjësi, sidomos tani që falë USAID-it në koordinim të plotë me NDI dhe IRI arritëm të krijojmë EDYN-in, Rrjetin Evropian Rinor për Demokraci. Falë kësaj ne do mundemi të ndihmojmë njëri-tjetrin në tejkalimin e problemeve dhe promovimin e vlerave evropiane dhe demokratike.
Kosova ka vendin e saj në Këshillin e Lidershipit krahas 9 shteteve tjera Evropiane dhe kjo më bënë të ndihem shumë krenar për vendin tim.