Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me Coronavirus, njëri nga ta ka vdekur, por krahas këtyre 71 personave që tashmë janë konfirmuar si të prekur me Covid-19, ka të atillë të cilët janë duke ia dalur shumë mirë me gjithë procesin e rikuperimit shëndetësor dhe janë duke u shëruar nga Coronavirusi.
Meritat kryesore për këtë fakt shkojnë për ekipen mjekësore të Klinikes Infektive, të cilët qysh nga dita e parë kanë qenë të gatshëm të ushtrojnë detyrn e tyre në mënyre të përsosur.
Përpos ekipes mjekësore të kësaj klinike, ka pasur edhe mjek t cilët u janë bashkuar në mënyrë vullnetare për të ju dalur në ndihmë pacientëve të prekur me COVID-19.
Njëri ndër këta mjek është Dr.Donjet Bislimi, poashtu edhe zyrtare i PDK-se i cili ju është bashkuar kësaj ekipe.
Bislimi në rrjetin e tij facebook, ka shprëndar edhe një selfie ku shihen shenjat në fytyr me masat mbrojtës.