Donjeta Dragusha me kërkesë të saj u lirua nga posti i drejtoreshës së Bujqësisë

Prishtinë | 04 Gus 2025 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Zyra për Komunikim e Komunës së Prishtinës konfirmoi për Ekonomia Online se me kërkesë të saj, Donjeta Dragusha, u lirua nga detyra e Drejtoreshës së Bujqësisë.

“Ju njoftojmë se, me kërkesë të saj, znj. Donjeta Dragusha është liruar nga detyra e Drejtoreshës së Bujqësisë.”, thuhet në përgjigjen e zyrës për EO.

Më herët u raportua se kryetari i Prishtinës Përparim Rama liroi nga detyra Vigan Kastratin nga pozita e drejtorit të Kadastrit dhe Donjeta Dragushën nga pozita e drejtoreshës së Bujqësisë, pa dhënë detaje për këtë vendim.

Të ngjashme