Donjeta Sadiku e kërkon finalen

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 22:30 | Nga

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, do të ngjitet në ring, të dielën nga ora 18, në meçin që i takon gjysmëfinales së Kampionatit Evropian të boksit për të reja që po zhvillohet në qytetin turk, Ordu.

Rivale do ta ketë një boksiere nga Anglia.

Para këtij meçi, zëdhënësi i FBoxK-së, Latif Demolli, ka shfaqur besimin se Donjeta do ta fitojë këtë meç dhe do të plasohet në finale.

“Edhe pse boksierja angleze është e fortë fizikisht dhe është shumë luftarake, Donjeta me teknikën që posedon dhe me përgatitjet që i ka zhvilluar, është në formë të jashtëzakonshme”, tha Demolli, për Sportali.net.

“Besoj shumë se Donjeta do ta fitojë këtë meç, për të kaluar në finale, ku e pret fituesen nga meçi ndërmjet boksiereve nga Turqia dhe Lituania”, u shpreh Demolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme