Boksierja e përfaqësues së Kosovës, Donjeta Sadiku nuk ka të ndalur.
Donjeta ka vazhduar shkëlqimin në Kampionatin Evropian të Boksit që po mbahet në Turqi.
Boksierja jona është kualifikuar në finalen e madhe të këtij evropiani, pasi që sonte mundi anglezen Ellie Scotiney, me rezultat unanim 3-0.
Donjeta edhe në duel me anglezen bëri paraqitje të mirë, sidomos ajo shkëlqeu në rundin e dytë dhe të tretë duke e ‘bombarduar’ anglezen, duke fituar duelin dhe duke siguruar medaljen e argjendtë.