Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, raportohet se ka vendosur t’ia përkushtojë të ardhmen e tij klubit kuqezi dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re të vlefshme deri më 2023.
Futbollisti italian është bërë lider në zhveshtoren e Milanit në San Siro, përkundër që është vetëm 21-vjeçar, dhe tani La Gazzetta dello Sport raporton se ai është i gatshëm ta rinovojë kontratën deri më 2021.
Tifozët e Milanit ishin frikësuar se klubi mund të detyrohet ta shesë Donnarumman gjatë afatit kalimtar të verës nëse nuk nënshkruante kontratë të re, pasi që bisedimet kishin nisur para një kohe të gjatë dhe nuk raportohej të ishin afër përfundimit.
Milani tani thuhet se ka arritur pëlqimin e portierit italian me ofertën për kontratë deri në verën e vitit 2023, me një pagë më të ulët sesa gjashtë milionë eurot në vit që i fiton aktualisht, por me bonuse që ia mundësojnë atij ta arrijë të njëjtën shumë.
Donnarumma pritet ta luajë ndeshjen e tij të 200-të për Milanin të martën në mbrëmje në ndeshjen kundër Sassuolos.