Donte të thyente rekordin prej 640 kilometra në orë, pilotja amerikane humb jetën

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Rekordmenia amerikane e garave me makina, Jessi Combs ka humbur jetën në një aksident tragjik në përpjekje për të vendosur një rekord të ri shpejtësie.

Familja e saj ka konfirmuar se ajo ka vdekur gjatë një prove në juglindje të Oregon, një aksident me një makinë të fuqizuar nga një motor reaktiv. Combs ishte 39 vjeçe dhe konsiderohej si gruaja më e shpejtë në botë në makinë.

Ajo e mori këtë titull në vitin 2013 ku arriti një shpejtësi prej 641 km/h, ndërkohë që ishte në kërkim të thyerjes së atij rekordi si dhe të rekordit absolut që është vendosur që në 1976 e cila është 824 km/h.

“Ëndrra më e madhe e Jessi-t ishte të bëhej gruaja më e shpejtë në Tokë, një ëndërr që e ndiqte që në 2012” – shprehet familja e saj.

Jessi ishte pilote e skuadrës North American Eagle Supersonic Challenger. Gjithashtu Combs ka qenë pjesë e disa show-ve televiziv. 

Të ngjashme