Më dorë të amputuar, fiton në MMA

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 15:15 | Nga

Ai pasi u shpall fitues në luftën e fundit, u kthye nga kamerat dhe me zë të lartë tha: “UFC, jam duke ardhur”.

Luftëtari i sporteve luftarake MMA, “Notorious” Nick Newell, të premten e kaluar shënoi fitoren e tij të parë pas rikthimit në ring.

Newell, ishte tërhequr nga sportet luftarake në vitin 2015, derisa kishte rekordin personal prej 14 luftërave, me 13 fitore dhe vetëm një humbje.

Megjithatë, 31 vjeçari vendosi të rikthehej në MMA dhe të premten e kaluar, arriti ta mposht Sonny Luque në kafaz në “Legacy Fighting Alliance 35” të Texas.

Me këtë fitore, ai ngrit numrin e fitoreve dhe tani ka 14 fitore dhe vetëm 1 humbje, mirëpo Nick Newell bëri një deklaratë interesante pas meçit, kur kërkoi që t’i mundësohet për të luftuar në nivelin më të lartë të sporteve luftarake të kombinuara në UFC, transmeton “InSporti”.

Ai pasi u shpall fitues në luftën e fundit, u kthye nga kamerat dhe me zë të lartë tha: “UFC, jam duke ardhur”!

“Unë jam njëri ndër luftëtarët më të mirë në botë në sportet luftarake dhe vendi im është në UFC. Kjo është e tëra çfarë kam për të thënë, pasi iu kam dhënë 14 arsye pse unë i përkas UFC. Jam njëri nga më të mirët në botë dhe e kam dëshmuar këtë gjë me 14 fitoret e mia”. u shpreh “Notorious” Nick Newell.

Sido që të jetë, gjasat që Newell të bëhet pjesë e UFC janë të vogla, pasi pesë vite më parë presidenti i UFC-së, Dana White, refuzoi ta pranonte atë duke u shprehur se, është e vështirë të luftosh në UFC kur ke të dy duart, e lëre më duke e pasur njërën të amputuar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=8bRh7_EoZoc

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme