Dorëheqja e Ahmetxhekajt, Szunyog: RTK të gëzojë pavarësi editoriale, drejtori i ri të emërohet përmes një procesi meritor

Prishtinë | 07 Kor 2024 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Szunyog shkroi në “X” se dëshiron ta theksojë rëndësinë e pavarësisë editoriale në RTK.

“Dua ta theksoj rëndësinë e një transmetuesi publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale”, shkroi ai.

Szunyog i shprehu mirënjohje Ahmetxhekajt për “përpjekjet e tij në përmirësimin e menaxhimit financiar të RTK-së”.

“BE-ja në Kosovë pret që Drejtori i ri i Përgjithshëm të emërohet përmes një procesi të bazuar në merita”, shkroi ai.

Të ngjashme