Dorëheqjet në ShSKUK tregojnë për krizën e thellë që ka kapluar institucionin më të rëndësishëm shëndetësor

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 11:02 | Nga Naser Rugova

Sistemi shëndetësor i Kosovës po vazhdon një trend rënie të frikshme në të gjitha nivelet. Niveli terciar është para një kolapsi të mundshëm!

Dorëheqja e drejtorit të Klinikës së Onkologjisë dhe sot dorëheqja e U.D së drejtoreshës ekzekutive të SHSKUK- së tregon për krizën e thellë që ka kapluar institucionin më të rëndësishëm shëndetësor në vend.

Ministria pa koncept dhe plan veprimi si të veproj tutje – thjesht nuk munden dhe nuk dijnë!
Bordi i SHSKUK-së me njerëz anemik, të papërvojë, pa asnjë menaxher shëndetëdor të dëshmuar dhe 70% servilë të politikës.

Emërojnë njerëz pa përvojë, pa peshë profesionale dhe pa sens menaxherial.

Vetëm rreth 15% të drejtorëve të klinikave mund të thuhet se janë kompetent të menaxhojnë me këto institucione tejet të rëndësishme për qytetarët e vendit. Mbi 80% të menaxherëve janë anonimus, servil partiak dhe që nuk kanë ide se çka është menaxhmenti shëndetësor!

Apel:
Këndelluni, ndërrone qasjen që nga koka, këshillohuni me njerëz që dijnë e kanë përvojë, kërkoni këshilla edhe nga partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, shpallni konkurse me kritere të duhura e jo për përzgjedhje të servilëve dhe anonimusëve, gjeni menaxherë shëndetësor dhe njerëz që e kuptojnë sistemin dhe menaxhimin në shëndetësi.

Në të kundërten edhe për një perudhë 2-3 vjeçare SHSKUK do mbetet vetëm me specializantë! Do të mbeten vetëm objektet e asaj që quhet SHSKUK! MA KEQ NUK KA QENË KURRË!

Të ngjashme