Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij për arsye shëndetësore.
Ai ka thënë se nuk dëshiron që të vazhdojë rrugëtimin e tij prej kryeministri bashkë me sëmundjen e tij, derisa iu ka kërkuar falje japonezëve që s’po arrin dot të përfundojë mandatin e tij të plotë si kryetar i qeverisë.
Shinzo Abe ka vuajtur për një kohë të gjatë nga një infeksion në zorrë, derisa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar së fundi.
Abe në vitin e kaluar është bërë kryeministri që ka qëndruar në pushtet më së shumti. Për herë të parë ishte bërë kryeministër në vitin 2012.