Kryeministri i Malajzisë, 94-vjeçari Mahathir Mohamad, i ka dorëzuar dorëheqjen mbretit.
Dorëheqja e Mahathir vjen në mes të thashethemeve se ai mund të krijojë një koalicion të ri pa pasardhësin e tij të caktuar, Anwar Ibrahim.
Kryeministri më i vjetër në botë erdhi në pushtet në vitin 2018.
Në një fitore tronditëse, ai rrëzoi kryeministrin e atëhershëm Najib Razak, i cili ka qenë i lidhur me një skandal multi miliardë dollarësh që përfshin një fond qeveritar.
Zyra e Kryeministrit tha se letra e dorëheqjes ishte dorëzuar në orën 13:00 me kohën lokale (05:00 GMT). Asnjë detaj tjetër nuk u përfshi në deklaratë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Nuk është e qartë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm apo nëse do të thirren zgjedhjet e reja.