Përfaqësues të Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, për herë të gjashtë kanë dorëzuar kallëzime penale kundër kriminelëve serbë
Kryetarja e këtij grupi, Mevlyde Mezini Saraçi, tha se dosjet përmbajnë rreth 82 kallëzime penale, raporton Ekonomia Online.
“Sot i dorëzuam kontingjentin e gjashtë që përbëhet prej 82 kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë. Është fat i keq që Kosova ka arritur gati në përfundimin e dekadës së dytë pa u dënuar asnjë kriminel”.
“Ne kemi kërkuar që të takohemi me prokuroren që është në departamentin e krimeve të rënda, por na është thënë se është në pushim vjetor”, tha Mevlyde Mezini Saraçi.
Ndërsa, Shkëndije Hoda tha se në Gjakovë ka gatishmëri që të dorëzohen dëshmi, raporton Ekonomia Online.