Dorëzohen në Polici dëshmi për vrasjen e 112 fëmijëve gjatë luftës në Gjakovë

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 11:32 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99”, dorëzoi në Polici kontingjentin e 14-të të dëshmive kundër krimeve serbe të luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Shkëndije Hoda, nga kjo shoqatë, tha se kanë dorëzuar dëshmi për vrasjen e 97 qytetarëve të Gjakovës nga forcat serbe.

“Kësaj here kemi ardhur me disa dosje tjera që s’kanë ardhur si asnjëherë tjetër. Sa i përket procedurave ligjore ne s’jemi kompetent të flasim për to”.

“Djemtë dhe vajzat e policisë të Kosovës janë të mobilizuar në këtë çështje, jemi të kënaqur me punën e tyre, janë misionar qe po kryejnë punën e qytetarit dhe besoj qe shumë shpejt do të kemi reagimet”, tha ajo.

“Kemi sjell data 7, 8, 9, 10 maj qe është kryer një luftim shumë i ashpër në Komunën e Gjakovës, janë të vrarë dhe ekzekutuar dhe masakruar diku 97 qytetarë kemi të burgosur 347 të cilët më tutje pjesërisht janë lëshuar një pjesë dhe të tjetër janë mbajtur në burgjet e Serbisë”.

“Kemi dosjet e 23 të vrarëve në burgun e Dubravës për këtë periudhe që janë mbajtur peng dhe janë të Gjakovës”, tha ajo.

Një pjesë tjerë e dosjeve sipas saj, ka të bëjë me 112 fëmijë të vrarë dhe ekzekutuar në mënyrë të ndryshme në Gjakovë, raporton EO.

“Pjesa tjetër është dosja e 112 fëmijëve të vrarë dhe ekzekutuar në mënyra të ndryshme në Komunën e Gjakovës. Dhe një dosje tjetër ne mendojmë që çdo qytetar i cili ka këto dosje duhet t’ia sjellë policisë janë këto dosje e kriminaleve pjesëmarrës në këto data 7, 8, 9 dhe 10 maj”.

Ndërsa, ajo tha se për krimet e luftës po shohin rezultate.

“Po i shihni rezultatet në gjykata që ka filluar arrestimi i kriminelëve të luftës rasti i fundit për përdhunime seksuale”, tha ajo.

Të ngjashme