Dorëzohet ankesë te avokati i popullit ndaj deputetes Demi-Murtezi për diskriminim ndaj personave LGBTIQ+

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 12:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Barazi dhe Liri, Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Civil Rights Defenders, kanë dorëzuar ankesë te avokati i popullit ndaj deputetes, Labinotë Demi-Murtezaj, për arsye të cenimit të dinjitetit dhe diskriminim ndaj personave të LGBTIQ+.

Pa më parë ata dorëzuan edhe një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës po për të njëjtat arsye.

“Sot në ditën ndërkombëtare për zero diskriminim, pesë organizata të shoqërisë civile kanë dorëzuar më herët padinë në Gjykatën Themelore kundër Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kundër deputetes Labinotë Demi-Murtezi për gjuhën diskriminuese dhe cenimin e dinjitetit të personave LGBTI në seancën e 16 marsit të viti 2022. Mu për shkak të kësaj jemi tani te avokati i popullit dhe do të dorëzojmë ankesat po për të njëjtat arsye”, tha drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore, Arbër Nuhiu.

Të pyetur se përse tani po veprojnë, kur deklaratat janë dhënë pothuajse dy vjet më parë, ata thanë se nuk kanë vepruar më herët për shkak se janë në proces të mbledhjes së fakteve dhe këto padi e ankesa nuk do të jenë të fundit, sipas tyre.

Të ngjashme