Është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës L.P. i dyshuar për vrasjen e 17- vjeçarit Shkëlqim Pllana.
18- vjeçari dyshohet t’i ketë shkaktuar plagë të rënda viktimës, i cili më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK porse fatkeqësisht nuk kishte mundur tu mbijetonte plagëve.
Rasti ka ndodhur më datën 9 dhjetor në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.
Ndërkohë që hetimet për këtë rast po vazhdojnë.