Dorëzoi dokument të falsifikuar për vulë apostile, zyrtarja e MPJD-së hap rast në Polici

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme një zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast të falsifikimit të dokumentit.

Dokumenti dyshohet të jetë i falsifikuar për të vulosur me vulë apostile, njofton Klan Kosova.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 02.04.2021 – 11:40. Ankuesja femër kosovare zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka informuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sjell një dokument dyshohet të jetë i falsifikuar, për të vulosur me vulë apostile. Dokumenti është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme