Një ditë pas rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë reagon edhe ish-eurodeputetja Doris Pack.
E njohur si mbështetëse e opozitës shqiptare Pack shkruan se Federica Mogherini dhe eurokomisionerin, Johannes Hahn mbyllën sytë para situatës alarmante në Shqipëri.
“Fatkeqësisht, të dy mbyllën sytë për Shqipërinë, për faktin se atje nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Korrupsion gjigand, mashtrim elektoral i provuar, prodhimi më i rëndësishëm “agrar” është kanabis. Edhe Presidenti ka ngritur zërin për të gjitha këto”, thekson Pack.