Dortmundi arrin marrëveshje me Thorgan Hazard

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori belg pritet t’i bashkohet verdhezinjve gjatë verës.

Borussia Dortmund është afër transferimit të parë të madh për verë. Verdhezinjtë kanë përforcuar repartin e sulmit, pasi kanë arritur marrëveshjen me Thorgan Hazard.

Ka qenë vetë 26-vjeçari, i cili është vëllai i Eden Hazard të Chelseat, ai që ka lajmëruar skuadrën e tij të re.

Hazard është pjesë e Borussia Monchengladbach, ndërsa për të ka pasur interesim edhe nga klubet e Premier Ligës.Koha.net

“Kam një akord me Borussia Dortmundin. Kam biseduar me ta dhe kemi mbyllur gjithçka. Tani është në dorë të klubeve për të mbyllur transferimin”./ekonomiaOnline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme