Dortmundi si duket është dorëzuar për Jadon Sanchon.
“AS” shkruan se klubi gjerman është i gatshëm ta shes sulmuesin anglez për 120 milionë euro.
Interesimi i klubeve të mëdha, ka bërë që Dortmundi të mendoj shitjen e Sanchos, nga i cili do të përfitonte shumë, pasi e kishte blerë në vitin 2017 nga Manchester City për vetëm 8 milionë euro, transmeton KTV.
19 vjeçari, preferon rikthimin në Angli dhe për të janë të interesuar klubet më të mëdha, Liveprooli, Manchester Unitedi, Chelsea e Manchester City.
Sipas mediave angleze, Chalsea është favorit për ta transferuar Sanchon, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2021.