Dortmundi fiton derbin e Borussisë me përmbysje

Prishtinë | 25 Nën 2023 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi ka realizuar fitore me përmbysje ndaj Borussia Monchengladbach, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 13-të në Bundesliga.

Mysafirët kaluan fillimisht në epërsi me anë të Rocco Reitz, në minutën e 13’. Gjersa golin e dytë e shënoi Koudio Kone, në minutën 28’.

Por, Dortmundi vetëm dy minuta më vonë e ngushton epërsinë duke realizuar me anë të Marcel Sabitzer.

Dy minuta më vonë barazohet rezultati me anë të Niclas Fullkrug, i cili realizoi gol të bukur.

Dortmundi nuk ndalet në pjesën e parë, pasi kalon edhe në epërsime anë të Jamie Bynoe-Gittens në minutën e 45’.

Në pjesën e dytë, Donyel Mallen me një gol në minutën e 98’ e vulosi fitoren e verdhezinjve.

Dortmundi pas fitores kalon në vendin e katërt me 23 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.

Të ngjashme