Dortmundi siguron talentin e madh anglez Bellingham, zyrtarizimi çështje ditësh

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmund ka siguruar transferimin e mesfushorit të talentuar anglez Jude Bellingham.

Mesfushori i talentuar anglez ka qenë objektiv i shumë skuadrave të mëdha përfshirë Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Bayern Munich e Paris Saint Germain.

Por në fund garën e ka fituar Borussia Dortmund që ka një marrëveshje prej kohësh me futbollistin.

Ka qenë e përditshmja gjermane Kicker që ka raportuar se Dortmund e ka mbyllur marrëveshjen edhe me klubin anglez Birmingham City për yllin e ri.

BVB do të paguajë 23 milionë euro për lojtarin, ndërsa do të detyrohet që të paguajë edhe pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Bellingham raportohet se ka zgjedhur Dortmundin pasi beson se do të ketë më shumë hapësira dhe se mund ta bëjë ngritjen e njëjtë si të Jadon Sanchos.

17-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit në Championship.

Reprezentuesi anglez këtë edicion ka zhvilluar 34 ndeshje ku ka shënuar katër gola e ka bërë tre asistime.

Gjithnjë sipas Kicker, zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme. 

Të ngjashme