Dosja e Prokurorisë për “Grupin Karaçeva”: Bixhoz të paligjshëm, kontrabandim me mallra e kafshë të sëmura

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Gazeta Objektiv ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Gjilanit e cila shpalos gjithë organizimin e kontrabandës me mallra, organizimin e skemave priamidale e bizhozit të paligjshëm në rastin Karaçeva.

Në këto dosje të Prokurorisë për 33 personat e arrestuar në mesin e tyre edhe zyrtarë policor, janë dhënë detaje se si kishte funksionuar ky grup i dyshuar për vepra të ndryshme të kundërligjshme.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan një muaj paraburgim për 33 personat e arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë dhe Inspektoratit Policor të premtën në mbrëmje.

Aty bëhen të ditura dyshymet e organit të akuzës për personat e arrestuar pas një hetimi të gjatë të Prokurorisë dhe IPK-së.

Më poshtë gjeni dosjet e Prokurorisë të cilat i ka siguruar Gazeta Objektiv.

Të ngjashme