Në serinë e XXIV-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda telefonike të Adem Grabovcit me Bekim Haxhiun, Safete Hadergjonajn, Fadil Fazliun, e Xhevat Bislimin. Pos sharjeve që ia bëjnë me nënë Flora Brovinës, protagonistët fyejnë me epitete raciste deputetët e pakicave.
Fadil Fazliu, një anëtar i Lartë i Lëvizjes për Bashkim, intervenon tek Adem Grabovci që profesori Arsim Bajrami, t’ia jep një notë kaluese djalit të tij, në Fakultetin Juridik.
Humanisten të cilën dikur PDK-ja e kishte kandiduar për presidente të Kosovës, Adem Grabovci e quan “idiot”.
Epitetin e të padijshmes, Grabovci ia jep deputetes Flora Brovina për shkak të pjesëmarrjes së saj në një debat televiziv në emisionin, “Jeta në Kosovë”.
Brovina ishte e ftuar për të debatuar për Ligjin për veteranët e luftës së bashku me Xhavit Jasharin, Xhevdet Qeriqin dhe një zyrtar të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Për këtë debat, Grabovcin e informonte kolegu i tij i partisë, deputeti, Bekim Haxhiu.
Në serinë e XXIV-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda telefonike të Adem Grabovcit me Bekim Haxhiun, Safete Hadergjonajn, Fadil Fazliun, e Xhevat Bislimin.
Pos sharjeve që ia bëjnë me nënë Flora Brovinës, protagonistët fyejnë me epitete raciste deputetët e pakicave. Romët, ashkalitë e egjiptasit, deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj i quan “gabel” e “magjupë”, ndërsa serbët i quan “shkije”.
Ndërkohë, Fadil Fazliu, një anëtar i Lartë i Lëvizjes për Bashkim, i cili ka një pozitë të lartë në KEK, intervenon tek Adem Grabovci që profesori Arsim Bajrami, t’ia jep djali të tij një notë kaluese në Fakultetin Juridik në mënyrë që ta zë kushtin për ndjekjen e ligjëratave të vitit pasues.