Në pjesën e XXIII të serisë së shkrimeve për përgjime telefonike, Insajderi sjell tri biseda telefonike të Adem Grabovcit me dy gazetarë. Njëri është drejtues i një gazete, ndërsa tjetri autor i një emisioni në RTK.
Autori i emisionit “Pa Fund” në RTK, kujdesej që anëtarët tjerë të partive politike që do të debatonin me Adem Grabovcin, të ishin të përshtatshëm dhe të nivelit të tij.
Zejdush Kastrati, gazetar dhe autor emisioni në Radio Televizionin e Kosovës, është përgjuar duke sharë e fyer drejtuesit e LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë komunikimit me Grabovcin, Kastrati tregon besnikëri ndaj tij dhe e këshillon atë se si të flasë herave të tjera në debate.
Kastrati thotë se ka biseduar edhe me drejtorin Mentor Shala, dhe me autorë të tjerë të emisioneve në RTK për Grabovcin.
Në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell dy biseda telefonike të Kastratit të cilat kanë përmbajtje servile për Grabovcin dhe fyese e ofenduese për kundërshtarët politikë të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.
Ndërkohë, një tjetër gazetar dhe redaktor me pozitë të lartë në një gazetë ditore është përgjuar duke folur me Grabovcin. Atij i thotë se e kanë pasur në intervistë për 28 Nëntor dhe zotohet se edhe në numrin e gazetës së Viti të Ri, do ta intervistojnë sërish.
Grabovcin, e lavdëron për paraqitjet e tij.
Ndërkaq, ish-shefi i GP të PDK-së, i jep porosi që Arbenita Pajazitit t’i aranzhojë intervista në gazeta e televizione, përfshirë Klan Kosovën.
Kastrati, ndërkohë gjatë bisedave e akuzon Visar Ymerin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, se ka vjedhur sa ka punuar në Trustin Pensional të Kosovës.
“Jom përla dje për ty, me atë, me Ismet, e me kta, që m’ka ardh inati. Unë nuk kom…, nuk jom pjesë, e as nuk po flas, nuk jom pjesë e maskarallaqëve, e as e interesit. Te ti po flas unë…, qatu n’Kuvend edhe tha qat dostin ton, tha e kom bo pesë pare, i…, ishin t’PD… t’LDK-së aty, Ismet e krejt kta tjerë”, i tregon Kastrati, Grabovcit.
“Edhe pak u bona arrogant, thash, ti ati sun i afrohesh te kamtë, a po kupton”, vazhdon Kastrati.
“Au, e paske kall”, ia kthen Grabovci.
“Tha, e pse? Thash dëgjo, ai e ka kry punën, ai ka përgjegjësi, osht ni person që i jep dikujt përgjegësi, a ti s’i jep përgjegjësi askujt. Ngo veç ngo, thash ti i jep përgjegjësi Fatmir Sejdiut e nuk… Isa Mustafës. Hej, ai u trenu, tha qysh, lej ato punë, ti je katalizator thash, ti e ke thirrë, mas pakti 20-30 herë, Hajredin Kuçin. Unë thash ta qita topin tjetër kun, se e kisha informacione prej Hajrës, e thash edhe ma herët edhe tash…”, shton Kastrari.
“Jo n’debat, pyti tjertë e ka psu, e ka psu shumë keq”, lavdërohet Grabovci.
Kastrati, ndërkohë vazhdon ta shajë e fyej me nënë liderin e Vetëvendosjes, teksa shpreh dyshime se ky subjekt politik mund të jetë “pjellë e PDK-së”. Ymerin e akuzon për vjedhje në Trust.
“E unë se kom pa, se s’jom kanë ktu, mirëpo m’erdh bukur inat, po të thom sinqerisht. Edhe ni argument tjetër, nëse s’është pjellë e juvja – Vetëvendosja, pjellë e juja, n’dëgjom. Ti u dashtë, atij, kta ke mujt me ja qi nanën Visarit. Unë nuk e di, nuk e di, qysh ka reflektu te ai, nuk kom informacione”, shton Kastrati.
“Për Visarin ke mujt me veç me vetë a o pjesë…, ai ja ka qi pidhin e nanës, kur ka qenë n’Trust po thom”, shton Zejdush Kastrati. Këtë akuza thotë se është dashur t’i bëhen në emision, sepse sipas tij, opinioni nuk logjikon.
“Edhe u kry kjo punë. Ke mujt me qit prej lojës e kom fjalën, se ti, e din çfarë opinioni kem n’Kosovë. Opinioni jonë nuk logjikon. Ai veç kush e mujti, kush ja shtini, qatu osht problemi”, vazhdon ai.
Gazetari i RTK-së, në tutje, i thotë Grabovcit se në debatin e KTV-së ka qenë perfekt, por në RTK nuk ka dalë mirë.
Ndërkohë, Grabovci shton se defekti ka qenë tek Ibrahim Gashi, të cilit i kishte dhënë përparësi të fliste. Por, kur e kishte parë që ai nuk po jep argumente, “situatën e kishte marrë vetë në dorë”.
“Edhe unë deshta me respektu, Ibrahim Gashin, e ja dhash fjalën me fol ai me ba hapjen. E tash kur e boni ai hapjen, met. Dojsha ata me nxit pak ma tepër, mirëpo ata e panë qe ai hezitojke, atëherë e kom marrë situatën n’dorë si atë ditë në parlament”, lavdërohet Grabovci.
Grabovci e pyet Kastratin se cili është opinioni i njerëzve për të. Kujdeset që mos të bëjë gabime politike. Fjalë miradije merr nga Kastrati.
“Po patjetër. Mu qajo um interesoj po t’thom edhe për qata ja kom ba, se i met hatri. Tani kish marr vesh e m’thirri Luta. Thash a t’qifsha nanën Lutës. Po, tha a ja kishe ba mirë, se Luta edhe ai s’fol, ai farë Ismeti. A po kupton? e se ata se di qysh i kanë, edhe m’thirri, mirë ja kishe ba. Thash le mirë ja kom ba mos um thuj. Unë thash për inati ja kom bo, se qashtu osht e vërteta edhe e kom mbrojtë atë qëndrimin tem”, vazhdon Kastrati.
Në një bisedë tjetër me Grabovcin, Kastrati interesohet se si kishte kaluar zyrtari i PDK-së në RTK.
“Paj, menoj mirë, menoj mirë, se ishin kanë kta tre…qishtu…”, thotë Grabovci.
“Unë nuk e kom pa, nuk e kom pa, po a tkallxoi ai unë ma herët. Nejta me Mentorin me kta…”, shton Kastrati, për ta këshilluar Grabovcin që t’i vendosë vijat e kuqe dhe të mos shkojë me gjithkë në debate.
“Po ti duhet m’i bo vijat e tuja aty, a je ka kupton. Duhet mi bo vijat e tuja. A jom i kjartë”, shton Kastrati.
“Ki kundërshti nga njerëz do të thotë se edhe qysh jem na shqiptartë me brryla tentojmë me qit na njoni tjetrin”, i tregon Kastrati, Grabovcit i cili vazhdon t’i tregojë se i ka thënë dikuj se Grabovci reflekton pozitivistet dhe se me të ka një lidhje familjare.
“Thash unë e kom jaran mbi të gjitha edhe ja vlen”, shton Kastrati.
“Gjithë kush po ka qef lobing me bo a pe din? Po n’kit aspekt do t’thotë jom pak i zhgënjym, jo me ty, e kom fjalën po me do njerëz me të cilët… Me qata po duhet me hangër e me pi, në anën tjetër t’qin bre nanën. Jon bo lapera, jon bo”, shpreh shqetësimin Kastrati.
Grabovci kërkon mendim prej një profesionisti.
“Jo kur t’kish ndonjë vërejte, mas shumti po të thom sinqerisht, m‘interson gabime politike mos me ba. Qaty përpiqna a din, e nganjëherë boj përpjekje a din me i dekoncentru, nga ni fore me ja lshu po ato nuk jon t’domshme. E qysh jon komentet për sot”, pyet Grabovci. “Tretë, i kom pas, tretë i kom pas kundër”.
“Dëgjo! Ti, mbi të gjitha.. edhe njoni m’thirri, se unë fola me kit djalin dje nejta, n’mëngjes pa u nis, edhe i thash gjithsesi duhet me marrë tash, se mbi të gjitha ja vlen. Po thash boja nivelin. Unë kërkojsha me ta gjet ni nivelin. A jom i kartë”, shton Kastrati duke treguar se çfarë i ka thënë një kolegu të tij në RTK.
“Edhe dje m’thirri ni jaran i joti për 21-sh. Unë thash nuk jom bre këshilltar i joti, ça pom thirr. Po le se tjera raporte kom me Ademin, tjera kom me ty. Edhe dje insistove ti me e pas nivelin ton, nivelin s’po di qysh e ke pas”, tregon Kastrati.
Grabovci shton se debati ka qenë në nivel të shefave të Grupeve Parlamentare.
“Aty ish Visari, ky Ismeti edhe Isufi. Ky Ahmeti se nuk ka qenë Ardiani ksejde e disha edhe mos me shku a din palidhje po thash edhe besoj që kom kalu mirë. Po pom interson kta tjertë qysh e kanë, qysh e kanë komentu”, tregonte Grabovci.
“Ti ndoshta i ke deklasu nuk po di. Ndoshta ke qenë ma nivel, nuk po muj me dhanë vlerësim, nuk po e di”, thoshte në anën tjetër, Zejdush Kastrati.
Grabovci i jep porosi që t’i marrë vlerësimet e të tjerëve.
“Kqyri, kqyri pyeti merre vlerësimin, bash pom interesojn prej atynev”, thotë Grabovci.
“Ani patjetër, besoj që mrena jam deri nesër takona me qata njerëz dhe për çdo rast dëgjohemi”, garanton Kastrati.
Në një bisedë tjetër, një flet në cilësinë e drejtuesit të një gazete, i thotë Grabovcit se është bërë yll medial.
“Me 28 nëntor, t’kemi pas n’ballinë kryesore. A din çfarë balline ta kemi ba”, tregon ky gazetar.
“Hahahah…, le me 28 nëntor, po ma shumë, ma shumë, ma shumë”, kërkon Grabovci.
“Tash për Vit t’ri prapë ta bajmë ni intervistë, ma t’fortë, para Vitit t’ri po. Po edhe për numër festiv”, tregon gazetari.
Biseda e parë
Grabovci: Alo.
X: Alo, se u ndërpre diçka.
Grabovci: Po, se n’lëvizje, me siguri.
X: Aha, unë thash…, unë thash, t’lajmrona po…
Grabovci: S’erdhe, s’erdhe mem vetë, as qysh ke kalu, as sen, as hiç.
X: Me 28 nëntor, t’kemi pas n’ballinë kryesore. A din çfarë balline ta kemi ba?
Grabovci: Hahahah…, le me 28 nëntor, po ma shumë, ma shumë, ma shumë.
X: A, të thash, je bo yll, n’media.
Grabovci: Hahahah…
X: Je kanë, pardje, a din.
Grabovci: Ëhë…
X: Edhe pardje je kanë.
Grabovci: Po.
X: (nuk kuptohet), kushtetuse një fotografi (nuk kuptohet)…
Grabovci: Po de, po.
X: Tash, tash, për Vit t’ri prapë ta bajmë ni intervistë, ma t’fortë para Vitit t’ri. Po edhe për numër festiv.
Grabovci: Okej.
X: Jo, more tamon puna.
Grabovci: Me kta të Eksspresit…
X: Po?
Grabovci: A…, kta, për ekonomi, e për kto…, a ki kontakt me ata gazetartë e tyne hiç?
X: Me…, atë vajzën që…
Grabovci: Cila osht ajo?
X: Osht, nifar Albulena Maloku, e t’fejumin e saj e kom shok shumë t’mirë, po muj me ndiku naj sen për mes saj.
Grabovci: E, a…, a ja jep numrin e Arbenitës (Pajazitit v.j.)?
X: Po?
Grabovci: Osht ni…, interesant u kanë ni edhe për ju me të thanë drejtën, po ma mirë osht, le ta qesin ata.
X: Po.
Grabovci: Tani muni, tani muni edhe ju me…, se ka qenë atje n’Amerikë, n’kontakt me do kongresmen, që për Kosovën…, ata hera e parë oshtë a din që, drejtpërsëdrejti kanë pas kontakt me kosovarë.
X: Ëhë…, ja jepi unë numrin, e saj…
Grabovci: A e ki numrin e Arbenitës ti?
X: Jo, nisma ndaq me sms, jom edhe unë n’lëvizje, s’kom ku me shkru edhe unë nesër dal n’punë edhe tani bisedoj me ta…
Grabovci: Okej, ta qoj me sms.
X: Okej…, nëse ata nuk bojn, nuk bajnë diçka, bajmë na si gazetë, tani ja gjuj edhe portaleve tjera, që i kena bo do lidhje bukur t’mira tash, me nja dy tri copa.
Grabovci: Po a?
X: Po.
Grabovci: Me cilat i ki, mirë?
X: I kom me, Kosova Times, me Telegrafin…
Grabovci: Mirë, me cilën, me Kosova…?
X: Times nja, u dal njo, osht e vllaut, e Lirim Grajqevci.
Grabovci: Aha.., Lirim Grajqevcin, aha.
X: Po edhe aty i kem nja, dyjat janë t’lexushme, po edhe Telegrafin e kom…, çka t’du, muj me qit.
Grabovci: Ani, kqyr bone edhe ti.
X: Po.
Grabovci: Po, le te bon për Eksspres, ajo qika.
X: Ani, okej.
Grabovci: Thirre ti bisedo me to, e nes…, t’hanën le, të…, le të bon.
X: Po…
Grabovci: Hajt, ta çoj numrin e telefonit, t’saj.
X: Okej.
Grabovci: Hjat, me kit Ganimete Shaqirin, qysh i ki raportet, t’21-it?
X: Të…, jo edhe ku me ditë sa po…, përpara kemi nejt ma shumë, kur dilsha nëpër aktivitete, nashta muj diçka me ba.
Grabovci: Me…, kta t’Klanit?
X: E…, me t’Klanit, me atë djalin që përgatit ato debatet, që je kanë edhe ti ni ditë, me atë Kushtrimin.
Grabovci: Kushtrimin?
X: Po.
Grabovci: Bash mirë, thirre Kushtrimin, thuj pse se…, le të, le të merr bash Kushtrimi, n’intervistë, le te thirr, se osht shumë interesant për to.
X: Ani, a din qysh, po ja propozoj unë t’hanën Kushtrimit, i thom qashtu, qishtu, osht rast shumë interesant…
Grabovci: Ëhë…
X: Merre, naj ditë kur te ki…, ai pe man qat emisionin, e pasdites.
Grabovci: Po, po, shumë emision i mirë.
X: Po, edhe besoj, që edhe ai e merr.
Grabovci: A, um ke përcjell para dy nete, tri nete, me…, te ai?
X: Ë…, me Ismetin, a me kan je kanë?
Grabovci: Jo, jo…, me Ismetin kom pas me shku po…, s’kish pas guxu me ardh ai.
X: Ja…, qat ditë s’kom mujt me përcjell.
Grabovci: Veç, vetun, veç vetun jom kanë.
X: Për shumicën e rastev, po mirë, mirë shumë. A din çka ju kom thanë njerëzve?
Grabovci: Hë…
X: N’kit Qeveri edhe n’kit mandat, mas shumi ti ke përfitu.
Grabovci: Po a?
X: N’kit, kuptimin medial.
Grabovci: Ëhë…
X: A pe din, i ke…, i ke thy barierat e mediave.
Grabovci: Ëhë…
X: E ti je…, zani i PDK-së, je.
Grabovci: Kqyr kto, ë…, kqyr vlerësimet e ktynev gazetarëve edhe t’Kushtrimit, për shembull qysh…, e pyet kshtu n’mënyrë, çfarë, çfarë…
X: Shumë, shumë, shumë kanë vlerësime pozitive.
Grabovci: Po a?
X: Unë, po të thom momentin me t’pa që dikun ke gabu…, thom Adem, qitu nashta ish dasht ma ndryshe, po osht shumë mirë. Edhe po të thom, pom vjen shumë mirë, mas Thaçit je i dyti burrë, që del, që del…, fol për qëndrime t’partisë edhe që përputhen mendimet me to.
Grabovci: Po po.
X: A tjerat ja futin edhe vetë fakti që gazetartë t’thirrin ata e din se ti ki peshë.
Grabovci: Ëhë…, okej.
X: Ata e kanë fitu atë bindjen, që ti je qaj që munesh me fol, sepse…, e pash unë ni ditë Remi folke për koalicion, po kush (nuk kuptohet) Remit?
Grabovci: Kërkush.
X: Jo more…, për shembull me fol ti, ka fol shefi i Grupit Parlamentar, po, jo jo, osht shumë mirë.
Grabovci: Okej.
X: Qishtu.
Grabovci: Hajt, kqyr kqyr, qita, qisaj qikës po ta çoj numrin e telefonit, t’saj.
X: Okej, veç çoma numrin e telefoni, nestra unë dal n’punë edhe vendosi kontakt me to edhe ka e hanja, startojmë ka t’muj.
Grabovci: U bo, bravo, bravo.
X: Hajt, tung tung.
Biseda e dytë
Kastrati: O…, vonë po çohesh pom doket?
Grabovci: Hahaha…, ku je o doktor, shuj se jom kanë, jom kanë keq.
Kastrati: A…
Grabovci: S’di gja, nifarë gripi a çka, veç molisje, djersë, ethe.
Kastrati: Po a?
Grabovci: Po tybe, ika dola pak, e n’zyrë ika, erdha prapë n’shpi e u shtrina.
Kastrati: Jo unë thash, mos je jashtë, me t’kallxu drejt.
Grabovci: Jo t’u i kqyr, t’u i kqyr sms, si kom kqyr hiq kur pe shoh tanin. Qysh je, a je mirë?
Kastrati: Mirë shnosh rahat, a din çka?
Grabovci: Hë…
Kastrati: Kaniherë pse po, t’thirrë…, po ta çoj, po po ta çoj se s’po muj me nejt, a jom i kjartë.
Grabovci: Jo…,ë…, po ata t’kom jaran.
Kastrati: Se, jom përla dje për ty, me atë, me Ismet, e me kta, që m’ka ardh inati. Unë nuk kom…, nuk jom pjesë, e as nuk po flas, nuk jom pjesë e maskarallaqëve, e as e interesit. Te ti po flas unë a di edhe te ti po du me asi, po në raport të saj, qatu n’Kuvend edhe tha qat dostin ton, tha e kom bo, tha për pesë pare, i…, ishin t’PD… t’LDK-së aty, Ismet e krejt kta tjerë.
Grabovci: Ëhë…
Kastrati: Edhe pak u bona arrogant, thash, ti ati sun i afrohesh te kamtë, a po kupton.
Grabovci: ËËËauu, e paske kall.
Kastrati: Tha, e pse? Thash dëgjo, ai e ka kry punën, ai ka përgjegjësi, osht ni person që i jep dikujt përgjegësi, ati s’i jep përgjegjësi askujt. Ngo veç ngo, thash ti i jep përgjegjësi Fatmir Sejdiut e nuk… Isa Mustafës. Hej, ai u trenu, tha qysh, lej ato punë, ti je katalizator thash, ti e ke thirrë, mas pakti 20-30 herë, Hajredin Kuçin. Unë thash ta qita topin tjetër kun, se e kisha informacione prej Hjarës, e thash edhe ma herët edhe tash, lej ti mos fol thash. Pse tha, po unë po du me t’kallxu n’debat, prandaj nuk kisha informacione, po edhe ndërkohë…
Grabovci: Jo n’debat, n’debat, pyti tjertë e ka psu, e ka psu shumë keq.
Kastrati: E unë se kom pa, se s’jom kanë ktu, mirë po m’erdh, bukur inat po të thom, sinqerisht edhe ni argument tjetër, nëse s’është pjellë e juvja – Vetëvendosja, pjellë e juja, n’dëgjom. Ti u dashtë, atij, kta ke mujt me ja qi nanën Visarit. Unë nuk e di, nuk e di, qysh ka reflektu te ai, nuk kom informacione, me Bexhet Shalën, m’thirri sot, po s’kom mujt mu taku sot dy tri herë
Grabovci: Ëhë.
Kastrati: … Se Bexheti i përcjell, i përcjell, thojsha qysh e ka opinionin? I thash në telefon. Tha s’pe di, tha edhe edhe Ademi, po flas, Bexheti tha Ademi tha, pak tha hezitojke, ama ish kanë, ish kanë i ftoftë, tha ish smut, a se di çka. Po tha i lexojke do letra, nuk u deshke do të thotë mi lexu, do të thotë, por për Visarin ke mujt me veç me vetë a o pjesë…, ai ja ka qi pidhin e nanës, kur ka qenë n’Trust po thom,.
Grabovci: Ëhë
Kastrati: Ti edhe u kry kjo punë, ke mujt me qit prej lojës e kom fjalën, se ti, e din çfarë opinioni kem n’Kosovë. Opinioni jonë nuk logjikon. Ai veç kush e mujti, kush ja shtini, qatu osht problemi.
Grabovci: A e ki fjalën, për këta, n’KTV?
Kastrati: Jo unë për KTV po thom unë, se atje je kanë perfekt, atje je kanë…
Grabovci: Jo ktu, a din ku u kanë defekti, atë natë? Alo?
Kastrati: Po, po, po, po, po…
Grabovci: U kanë defekti se Ibrahimi, kesh me Ibrahim Gashin.
Kastrati: Po.
Grabovci: Edhe unë deshta me respektu, Brahim Gashin, e ja dhash fjalën me fol ai me ba hapjen.
Kastrati: Po.
Grabovci: A po kupton? E tash kur e boni ai hapjen, met dojsha ata ata me nxit pak ma tepër, mirëpo ata e pa qe ai hezitojke, atëherë e kom marrë situatën n’dorë si atë ditë në parlament.
Kastrati: Eh…, qata unë nuk t’kom pa, po të thom nuk t’kom pa.
Grabovci: Po pyti, pyti, pyti kta dostat tu.
Kastrati: Ani de. Ani.
Grabovci: Pom intereson opinioni, opinioni i tynev a din, qysh pe…
Kastrati: Po patjetër. Mu qajo um interesoj po t’thom edhe për qata ja kom ba, se i met hatri, tani kish marr vesh e m’thirri Luta, thash a t’qifsha nanën Lutës. Po, tha a ja kishe ba mirë, se Luta edhe ai s’fol, ai farë Ismeti. A po kupton, e se ata se di qysh i kanë, edhe m’thirri mirë ja kishe ba. Thash le mirë ja kom ba mos um thuj. Unë thash për inati ja kom bo, se qashtu osht e vërteta edhe e kom mbrojtë atë qëndrimin tem, e qishtu, hajde t’lutem.
Grabovci: E dost t’kom. Faleminderit a, shumë faleminderit.
Kastrati: Tung, tung.
Grabovci: Hajt jarani jem.
Biseda e tretë
Kastrat: Ku je more pash zotin.
Grabovci: Ku je o dost, ku je?
Kastrati: A…, dost çka po bon pash zotin?
Grabovci: A je gjallë?
Kastrati: Nom rahat, ti si je?
Grabovci: S’t’pash sot hiç?
Kastrati: O jom kanë për rrugë, jashtë jom kanë.
Grabovci: Po a?
Kastrati: Po, sot jom kthy.
Grabovci: Jo, kqyra, jo për besë sot kqyra aty nuk t’pash thash çka, çka u bo.
Kastrati: Jo jom kanë jashtë valla.
Grabovci: Qysh je, a je mirë.
Kastrati: Mirë, shnosh.
Grabovci: A jeni lodh a jo?
Kastrati: Paj që kapak, ti si je?
Grabovci: Qe qitash t’u e kqyr telefonin, se nxanë qaty kem tanë kohën, kur pe shoh mesazhin, thash eu thash… ky dosti jam kujt ja paska dhanë.
Kastarti: Jo vallain me t’kallxu drejtë… Qysh kalove n’RTK?
Grabovci: Paj, menoj mirë, menoj mirë, se ishin kanë kta tre…qishtu…
Kastrati: Unë nuk e kom pa, nuk e kom pa, po a tkallxoi ai unë ma herët nejta me Mentorin me kta…
Grabovci: Po.
Kastrati: Po ti duhet m’i bo vijat e tuja aty, a je ka kupton. duhet mi bo vijat e tuja, a jom i kjartë?
Grabovci: Ëhë.
Kastrati: Se ki qaq kundërshti, mos… (nuk kuptohet) se edhe unë s’jom ku me ditë sa i disponum. Ki kundërshti nga njerëz do të thotë se edhe qysh jem na shqiptartë me brryla tentojmë me qit na njoni tjetrin. Bile dje kur u nisa ma tërjeki vërejtjen njani, pse tha unë t’kom jaran me ni aspekt tjetër kurqfarë intersi s’du prej teje.
Grabovci: Ai unë e kom shumë t’qart me ty.
Kastrati: Edhe n’dëgjo qajo thash, po të thom sinqerisht, sinqerisht,
Grabovci: Sinqerisht…
Kastrati: Po t’them sinqerisht thash, ky njeri reflekton pozitivitet, m’lidh edhe një çashtje familjare. Thash, Skenderi thash, tash tash po duhet me lidh, këtë djalin e tezes, thash e kanë nejtë bashkë n’burg thash. Thash unë e kom jaran mbi të gjitha edhe ja vlen.
Grabovci: Ëhë.
Kastrati: Gjithë kush po ka qef lobing me bo a pe din. Po n’kit aspekt do t’thotë jom pak i zhgënjym, jo me ty, e kom fjalën po me do njerëz me të cilët… Me qata po duhet me hangër e me pi, në anën tjetër t’qin bre nanën, jon bo, jon bo, jon bo lapera jon bo.
Grabovci: Jo kur t’kish ndonjë vërejte, mas shumti po të thom sinqerisht, m‘interson gabime politike mos me ba. Qaty përpiqna a din, e nganjëherë me ta boj përpjekje a din me i dekoncentru, nga ni fore me ja lshu po ato nuk jon t’domshe. E qysh jon komentet për sot?
Kastrati: Shumë jon t’mira.
Grabovci: Tretë, i kom pas, tretë i kom pas kundër.
Kastrati: Dëgjo, ti, mbi të gjitha.. edhe njoni m’thirri, se unë fola me kit djalin dje nejta, n’mëngjes pa u nis, edhe i thash gjithsesi duhet me marrë tash, se mbi të gjitha ja vlen, po thash boja nivelin. Unë kërkojsha me ta gjet ni nivelin. A jom i kjartë?
Grabovci: Qashtu.
Kastrati: Mos mu ul dikun, nivelin thash, edhe dje m’thirri ni jaran i joti për 21-sh. Unë thash nuk jom bre këshilltar i joti, ça pom thirr. Po le se tjera raporte kom me Ademin, tjera kom me ty. Edhe dje insistove ti me e pas nivelin ton, nivelin s’po di qysh e ke pas. Unë nuk e kom pa.
Grabovci: Jo kanë qenë, kanë qenë shefat e grupeve.
Kastrati: Po a…
Grabovci: Po po. Aty ish Visari, ky Ismeti edhe Isufi, ky Ahmeti se nuk ka qenë Ardiani ksejde e disha edhe mos me shku a din palidhje po thash edhe besoj që kom kalu mirë. Po pom interson kta tjertë qysh e kanë, qysh e kanë komentu?
Kastrati: Po se di se unë veç sa jom kthy. Njeni m’thirri n’telefon, jashtë Kosovës jom kon do të thotë.
Grabovci: Ëhë.
Kastrati: M’thirri, m’tha e kishi kry punën mirë a din, tha, thash pse? Se ai s’ke kur unë i thash. Thash kqyre unë nuk e kom kry, ai osht i vetëdishëm, osht moshatar do të thotë ëshë njeri i pjekun me përvojë, unë nuk besoj që ai, tha jo jo jo po tha ku ja gjete tha ata debilla.
Grabovci: Hahahahahaha…pasha zotin ka pas drejt.
Kastari: Ti ndoshta i ke deklasu nuk po di. Ndoshta ke qenë ma nivel, nuk po muj me dhanë vlerësim, nuk po e di.
Grabovci: Kqyri, kqyri pyeti merre vlerësimin, bash pom interesojn prej atynev.
Kastrati: Ani patjetër, besoj që mrena jam deri nesër takona me qata njerëz dhe për çdo rast dëgjohemi,
Grabovci: Okej, okej.
Kastrati: Hajde kalofsh mirë.
Grabovci: Jo thash mos kom bo naj gabim a naj..
Kastrati: Jo, jo, jo, jo .. as ni kafshore…
Grabovci: Naj far deklarimi.
Kastrati: Jo se di valla, jo se di nuk e kom pa unë.
Grabovci: Okej, okej dost, faleminderit shumë a, shumë faleminderit.
Kastrati: T’lutem, me t’mira.
Grabovci: Tung, tung.